Friday, August 8, 2008


Traktati i Romes 25 mars 1957: krijimi i Komunitetit Ekonomik Europian,

Traktati u nenshkrua nga:

Tuesday, August 5, 2008

BE dhe Shqiperia

Çdo vend kandidat që aspiron te jete pjese e familjes europiane, ne rrugen e tij te anetaresimit, eshtë i detyruar qe te plotësojnë disa kritere (Kriteret e Kopenhagenit) qe mund te percaktohen ne tre kategori:
-Kriteret Politike (Funksionimi i Institucioneve demokratike, shteti i së drejtes, mbrojtja e te drejtave të njeriut, mbrojtja e minoriteteve)
-Kriteret ekonomike (Funksionimi i ekonomise se tregut te lire, kapacitet per te perballuar presionin e konkurrences dhe forces te tregut brenda BE)
-Kriteret ligjore dhe administrative (kapacitetet per te marre persiper detyrimet qe rrjedhin nga anetaresimi, pra me fjalë të tjera zbatimin e “acquis”)
Plotesimi i ketyre kritereve, eshtë parakusht për çdo vend kandidat për te ecur drejt anëtaresimit, pasi një gje është e qartë qe ky proces eshtë një teresi principesh apo parimesh që duhen respektuar (“regatta approach “) dhe jo një proces interesash gjeografike apo historike.
Kjo do të thote qe afati i anetaresimit te Shqiperise në BE, varet ne menyre te drejperdrejte nga tempi dhe shpejtesia e zbatimit të reformave dhe plotesimit te standardeve te kerkuara.
Faktori primar qe ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne ritmet e integrimit eshte ai i karakterit politik. Forcimi i demokracisë dhe shtetit ligjor eshtë i domosdoshem per nje zhvillim sa me shpejte të shtetit Shqiptar.
Kushtet baze te integrimit konsistojne ne respektimin e te drejtave te njeriut, forcimin e shtetit te se drejtes, forcimin e shtetit ligjor dhe luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit,
Sa konkurruese do mund te jetë ekonomia shqiptare perballe asaj te vendeve të Komunitetit Europian? Sfida e konkurrences se lirë me Komunitetin Europian mund të kapercehet me sukses vetem në rast se gjate periudhës qe qeveria mbron produktet e ndjeshme,prodhuesit dhe sipermarrësit vendas do te perdorin të gjitha burimet dhe mundesite per te prodhuar me shume dhe me me cilesi, si dhe per te ofruar sherbime te standarteve europiane.
Sa do te jete ne gjendje administrata shqiptare te perballoje detyrat në kuader te procesit te integrimit europian? Kjo eshtë një tjeter sfide e rendesishme, sepse eshtë administrata publike ajo qe duhet te vere ne zbatim angazhimet qe ndermer qeveria shqiptare. mbetet ende shume për t'u bere, sidomos ne drejtim te motivimit dhe monitorimit te punes se nepunesve civile, ne menyre qe administrata publike te tregoje aftesine dhe profesionalizmin qe kerkon procesi i integrimit europian.
Keqkuptimi me i madh qendron ne ate se shqiptarët e kuptojnë integrimin vetëm si levizje e lire ne drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, nderkohë qe ky proces ka shume me teper permasa dhe krahas perfitimit ka koston perkatese. Ne kete kuader, sfida qendron ne ate se sa do te mundet qeveria shqiptare t'u komunikojë qytetarëve imazhin e BE-së, si dhe kostot dhe përfitimet e verteta te anëtaresimit ne te, dhe nga ana tjeter të vazhdojë te ruaje optimizmin dhe perkrahjen qe gezon nder shqiptaret ideja e anetaresimit ne BE.